Serie A, Milan-Lazio sfida kryesore e javës së 5-të

Updated: 12:48 - Shtator 20, 2016

Milan Lazio do të jetë sfida kryesore e këtij raundi të mesjavës në kampionatin Italian të futbollit. Kuqezinjtë vijnë pas një fitore të vuajtur por shumë të rëndësishme kundër Sampdorias në transfertë e cila u vendos nga një gol i Carlos Bacces.

Mungesat vijojnë të jenë të pranishme në grupin e lojtarëve të drejtuar nga Montella, ku mund të përmenden Bertolacci, Mati Fernandez, Antonelli e Zapata, teksa tekniku i Milanit pritet të kryej edhe një rotacion të pjesshëm duke aktivizuar në krahët e mbrojtjes De Sciglion dhe Calabrian, ndërkohë që tredhëmbëshi në sulm do të përbëhet nga Suso , Bacca dhe Mbaye Niang.

Në anën tjetër trajneri i lacialëve Simone Inzaghi ka vetëm dy mungesa Lucas Biglian dhe Kishnan. Cataldi pritet të luajë si titular, teksa mbrojtja do të formohet nga 3 lojtarë Bastos, De vrij dhe Radu, kurse në repartin e avancuar do të vendosen Immobile dhe keita. Kjo sfidë do të luhet sot në orën 20 : 45 në “San Siro”.

Juventusi do të presë në Torino skuadrën e Cagliarit. Disfata në derbin e Italisë përballë Interi ka shkaktuar ndikimin e vet tek bardhezinjtë të cilët do të kërkojnë të ringrihen kundër ekipit nga Sardegna. Benatia me shumë mundësi nuk do të jetë i gatshëm për probleme fizike. Me shumë mundësi Allegri do të aplikoj modulin taktik 4-3-3, ku në sulm do të vendosen Cuadrado, Higuain dhe njëri mes Dybalës dhe Marco Pjacës.

Interi me moralin e lartë pas fitores ndaj juventusit do të sfidojë në transfertë Empolin. Ever Banega i skualifkuar do të jetë mungesa kryesore e trajnerit Frank de Boer. Gjasat janë që të aplikohet moduli taktit 4-3-3, ku në fazën ofensive do të vendosen Antonio Candreva, Icardi dhe Ivan Perisic.
Napoli kryesus do të zbresë në Marasi për tu përballur me Genovan. Elseid Hysaj do të jetë si gjithnjë mes titullarëve në pzicionin e tij të zakonshëm në të djathtë të mbrojtjes, me sulmin që do të formohet Callejon, Milik e Mertens. Etrit Berisha megjithëse pësoi 3 gola ndaj Cagliarit dhuroi një paraqitje pozitive dhe do të jetë sërish titular për Atalantën në sfidën e kësaj mesjavë kundër Palermos.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *