Serie A, Interi rigjen fitoren ndaj Fiorentinës, bllokohet Napoli

Updated: 15:31 - Nëntor 29, 2016
download

Sa herë Interi dështon ndaj Hapoel Beer Shevës reagon mrekullisht në kampionat, ashtu si bëri ndaj Juventusit rreth 2 muaj më parë të njëjtën gjë bëri edhe lësaj rradhe kundër Fiorentinës duke fituar me shifrat  4-2, megjithëse vuajtjet nuk munguan. Avantazhi i zialtërve erdhi shumë shpejt me autor Marcelo Brozovic. Kroati nga brenda zonës përdori pjesën e brëndshme të këmbës së djathtë për ta përcjellë topin në rrjetë.  Goli i dytë nuk vonoi aspak për skuadrën e Stefano Piolit dhe ai që realizoi ishte Antonio Candreva efekt Një pasim i Perisic u devijua vetëm momentalisht nga Tatarusanu për të përfunduar tek numri 87 i cili e shtyu përtej vijës fatale.

Fiorentina nuk kuptoi asgjë dhe në minutën e 19-të pësoi edhe golin e tretë. Kapiteni i ziklatërve Mauro Icardi realizoi një kryevepër në aspektin teknik efekt Argjentinasi pasi dribloi me zgjuarësi Rodriguezin , evitoi edhe tentativën e Astorit për ta ndalur e më pas nuk e pati të vështirë të thyente gardianin vjollcë duke e përcjell topin në rrjetë. Megjithatë skuadra e Paolo Sosës nuk u dorëzua krejtësisht dhe ngushtoi distancat me Nicola Kalinic pak efekt Një pasim i Badelj e nxorri sulmuesin të vetëm me Handanovic dhe nga ajo pozitë kroati nuk mund të gabonte. Gjithsesi në fundin e pjesës së parë situata u ndërlikua për Fiorentinën kur Rodriguez u ndëshkua me kartonin e kuq për kontak me Icardin.

Megjithatë Fiorentina në pjesën e dytë mblodhi forcat dhe ngushtoi edhe më shumë diferencën. Josip Ilicic në kundër sulm lëshoi të majtën e tij drejt portës dhe i ndihmuar edhe nga pakujdesia e Handanovic rihapi shpresat e skuadrës toskane. Nga ky moment dozat e vështirësisë u shtuan për ziklatërit, por Icardin në miutën e 91-të vendosi në kasafortë 3 pikët efekt 23 vjecari shfrytëzoi një top të kthyer nga portieri Tatarusanu pas goditjes së Perisic. Një fitore morali e cila vjen në momentin e duhur për ekipin e Piolit, megjithëse edhe në këtë takim problemet e kësaj skuadre dolën në sipërfaqe.

Ndërkohë Napoli u bllokua brënda në San Paolo nga Sassuolo. Skuadar e Elseid Hysajt, i cili ishte titullar duke lënë pas dëmtimin, gjeti epërsinë me një gol të realizuar nga Insigne efekt Sulmuesi tentoi nga jashtë zonës dhe fale edhe devijimit të Cannavaros nxorri jashtë kauze Consiglin. Të kaltrit nuk arritën ta mbronin këtë avantazh dhe 8 minuta nga fundi u ndëshkuan. Harkimi i Gazolas u dërgua në rrjetë nga Deferel. Një  tjetër rezultat negative për napoletanët pas barazimit në Champions kundër Dinamos së Kievit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *