Seferi humbet me pikë ndaj turkut Firat Arslan

Updated: 12:39 - Shtator 18, 2016

 

Boksieri shqiptar Nuri Seferi humbi me pikë titullin europian në versionin ËBO në peshën Cruiser perballe boksierit turk Firat Arslan.

Ndeshja u zhvillua  në Goeetingen të Gjermanisë, dhe ishte nje duel i fortë me  12 raunde.

Kundështari i kampionit tonë kishte nje bilanc pozitiv në 48-të ndeshje  në karrierë, me 38 fitore dhe 11 humbje.

Në një sfidë dukshëm të ekuilibruar, ku ndoshta Seferi ishte dhe ai që grushtoi më shumë, gjyqtarët vendosën në favor të Arslanit.

Gjithsesi Seferi zhvilloi një ndeshje mjaft të bukur duke dhuruar emocione të shumta madje, që nga momenti i këndimit të himnit të flamurit.

Në momentin kur nisi boksimi, Seferi u përpoq të grushtonte kundërshtarin të tij sidomos në raundet e para ku një seri goditjesh për pak sa nuk rrëzuan në tapet turkun, që u shpëtua nga gongu.

Gjithsesi në raundet e fundit, Arslan e ekuilibroi sifdën dhe pas 12 raundeve në këmbë, gjyqtarët vendosën që titullin vakant të kampionit të Europës në peshën cruiser ta fitonte me pikë, Firat Arslan.

Gjithashtu përpara Nuriut, u ngjit në ring dhe vëllai i tij Sefer Seferi që u përball me boksierin me mjaft përvojë Manuel Charr për titullin e ëBA International për peshat e rënda

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *