Schick: Ajo që ndodhi me Juventus i takon të shkuarës

Updated: 20:58 - Gusht 30, 2017

Në fillim të merkatos ishte pothuajse një lojtar i Juventusit, madje zhvilloi dhe vizitat mjekësore me “Zonjën e Vjetër”, por ai tashmë është zyrtarizuar si futbollist i Romës.

Patrik Schick thotë se është i lumtur që i është bashkuar Romës dhe se ajo që ndodhi me Juven i takon të shkuarës.

Sulmuesi insiston se “nuk ka asnjë diferencë mes Romës e Juventusit” pasi kompletojë transferimin te Giallorossët.

“Ajo çfarë ndodhi me Juventusin i takon të shkuarës. Jam i lumtur që gjendem këtu. Nuk ka diferencë mes Romës e Juventusit, dy klubet kanë ambicie të mëdha dhe gjithmonë e kam pëlqyer Romën”, u shpreh Schick.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *