Sanchez kërkon largimin: Dua të luaj në Champions

Updated: 15:51 - Korrik 16, 2017

Alexis Sanchez është shprehur se dëshiron të luaj në Ligën e Kampioneve, duke i dhënë një sinjal largimi skuadrës së Arsenal.

Sulmuesi kilian ka deklaruar për “Radio Sport Chile” se dëshiron ta fitojë trofeun e madh, të cilin e ëndërron që fëmijë.

“Dua të luaj në Champions League. Vendimi nuk më përket më mua, duhet të pres Arsenalin. Ideja ime është të luaj në Champions dhe ta fitoj atë, është ëndrra ime që i vogël”, thotë lojtari.

Për kilianin interesohet Manchester City dhe Bayern. Gjermanët e kanë ndjekur gjatë lojtarin, por kanë bërë të ditur se nuk do të bëjnë marrëzira financiare, nisur nga çmimi dhe pretendimet e larta të tij për pagën.

Pep Guardiola është gati të paguajë, por Arsene Wenger nuk dëshiron të forcojë një rival direkt në Premier League.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *