Rummenigge: Transferimi i Neymar kushton sa stadiumi ynë “Allianz Arena”

Updated: 20:51 - Gusht 9, 2017

Transferimi i Neymar tek Paris Saint- Germain për shumën e 222 milionë eurove bëri jehonë në botën e sportit.

Presidenti i këshillit drejtues të Bayern Munchen, Karl- Heinz Rummenigge, në një intervistë për “Sport Bild”, u shpreh kundër kësaj manie të merkatos futbollistike.

“Neymar kushton pak më shumë se stadiumi ynë Allianz Arena. Pas gjithë këtyre diskutimeve për blerjen e Neymar nga PSG, unë mund të pyes se kush është më i rëndësishëm, ka thënë ish-sulmuesi gjerman: Neymar apo Allianz Arena?”, u shpreh Rummenigge.

Rummenigge ka bërë të ditur se “Bayern nuk mund dhe nuk dëshiron që të hyjë në “karuselin” e këtyre miliona e milionave për transfertat e kësaj natyre”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *