Ronaldo mposht Bayernin, Reali fiton në shtesë dhe kualifikohet

Updated: 08:12 - Prill 19, 2017

Realit të Madridit nuk i kanë mjaftuar 90 minuta për të kaluar në fazën e gjysmëfinaleve të Ligës së Kampioneve por duhej dhe shtesa për të eliminuar Bayernin e Mynihut.

Pas fitores 1 me 2  në ndeshjen e parë, Bayerni pas 90 minutave fitoi me të njëjtin rezultat për ta çuar ndeshjen në shtesë.

Golat në kohën e rregullt i shënuan Leëandoëski dhe një autogol i Ramosit për Bayernin ndërsa Ronaldo shënoi për Realin.

Në shtesë, Bayerni nisi me një futbollist më pak pasi Arturo Vidal u ndëshkua me të kuq në fund të takimit.

Aty vendimtar u tregua ylli i Realit Cristiano Ronaldo që shënoi edhe dy herë për të kompletuar hat-trickun e tij. Golin e fundit e shënoi Asensio për të vulosur fitoren me rezultat 4-2, apo në rezultat të përgjithshëm 6-3.

Reali i bashkohet skuadrës tjetër spanjolle, Atletico Madrid, në raundin e gjysmëfinaleve të Ligës së Kampioneve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *