Ronaldo mposht Atleticon, Reali “me një këmbë” në finale

Updated: 22:48 - Maj 2, 2017

Skuadra e Realit të Madridit ka arritur të triumfojë në gjysmëfinalen e parë ndaj Atleticos së Madridit në Ligën e Kampioneve me rezultatin e thellë 3-0. “Heroi” i ndeshjes ishte padyshim ylli portugez, Cristiano Ronaldo i cili me ‘hat-trickun’ e tij i dha fitoren ekipit “Los Blancos”.

Reali e filloi shumë mirë ndeshjen, ku pas 10 minutave lojë, Ronaldo me kokë çoi në rrjetë topin pas një krosimi të Casemiros.

Në minutën e 73-të, sulmuesi portugez u bë përsëri protagonist me golin e tij të dytë në ndeshje dhe për skuadrën e tij.

Pesë minuta para fundit, fituesi i Topit të Artë kompletoi hatrikun, duke i dhënë shumë garanci skuadrës së tij për ndeshjen e ardhshme.

Me këtë fitore, Real Madrid do jetë më i qetë në ndeshjen e kthimit që luhet më 10 maj në “Vicente Calderon.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *