Roma ofertë zyrtare për mesfushorin turk

Updated: 13:01 - Qershor 17, 2017

 

Emri i ri në listën e ekipit nga kryeqyteti italian është Oguzahn Ozyakup.

Mesfushori turk ka qenë ndër më meritorët që Besiktas ka shpallur kampion në Turqi. Kësisoj Roma është vënë pas tij dhe kërkon transferimin e menjëhershëm në Serie A.

Mediat turke kanë raportuar se ‘Giallorosët’ kanë bërë një ofertë zyrtare për transferimin e tij. Nëntë milionë euro është shuma që Roma ka ofruar te Besiktas për transferimin e Ozyakup në Serie A.

Ende nuk ka ndonjë përgjigje zyrtare nga kampionët e Turqisë nëse do ta pranojnë ofertën ose jo. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *