Robben “dorëzohet”: E pamundur të arrijmë Kupën e Botës

Updated: 17:49 - Tetor 9, 2017

Holanda ka shumë pak shanse për të qenë pjesë e Botërorit “Rusi 2018”. Vetëm një fitore 7-0 ndaj Suedisë do t’i jepte mundësinë tulipanëve për të hyrë në fazën e “play-off”.

Arjen Robben ka bërë një vlerësim të sinqertë të shanseve të Holandës së tij.

I hapur dhe i drejtpërdrejtë, sulmuesi 33 vjeçar thotë se është e pamundur që të arrijnë një rezultat 7-0, shifër e cila do bënte që Holanda të parakalonte suedezët në klasifikimin e grupit A.

“Është diçka e dhimbshme, por për fat të keq është pjesë e sportit. Edhe pse luajmë në shtëpi, një fitore 7-0 duket e pamundur të ndodhë. Duket se ëndrrës tonë për në Botëror i erdhi fundi”.

Sidoqoftë, trajneri i “Tulipanëve”, Dik Advokat, refuzon të dorëzohet.

“E vërteta është se do të jetë tej mase e vështirë, por asgjë nuk është mbyllur matematikisht”, – deklaroi 70-vjeçari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *