Rinovon Valtteri Bottas, finlandezi zgjat marrëveshjen me Mercedes edhe për sezonin tjetër

Updated: 17:55 - Shtator 13, 2017

Valtteri Bottas i ka bindur të gjithë tek Mercedesi. Piloti finlandez i cili erdhi për të zëvendësuar kampionin në fuqi të botës, tashmë të tërhequr Nico Rosberg, do të qëndrojë me “shigjetat e argjëndta” të paktën edhe sezonin tjetër.

Drejtuesit e skuderisë gjermane kanë mbetur të kënaqur nga paraqitjet e 28 vjeçarit dhe i kanë rinovuar kontratën deri në fund të vitit 2018. Kontrata aktuale e Bottas përfundonte në mbyllje të 2017-ës.

“Mercedesi është i lumtur të njoftojë se ka rinovuar marrëveshjen me Valteri Bottas edhe për vitin e ardhshëm”- shkruhej në komunikatën zyrtare të skuderisë nga Gjermania, por që bazën e ka në Britaninë e Madhe. Vetë piloti u shpreh mjaft i kënaqur dhe krenar për rinovimin e kontratës

“Jam krenar dhe i nderuar që do të vazhdoj të jem pjesë e Mercedesit dhe që do vijoj ti përkas  kësaj familjeje. Sëbashku mund të rritemi çdo ditë dhe nëse vahzdojmë të punojmë, vetëm qielli është kufiri ynë “- tha Bottas

Në këtë edicion finlandezi ka arritur të triumfojë në dy çmime të mëdha, më konkretisht në Bahrein dhe Austri, teksa është ngjitur në podium edhe në 7 gara të tjera. Përsa i përket klasifikimt të përgjithshëm për pilotë,  ai mban vendin e  tretë me 41 pikë distancë nga kryesuesi i renditjes , shoku i tij i skuadrës Lewis Hamilton.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *