Rinovimi me Dybala, Juventus premton sakrificë financiare

Updated: 19:29 - Tetor 7, 2017

Juventus duket e vendosur për ta mbajtur në ekip yllin argjentinas, Paolo Dybala, dhe për të pritet të bëjë një sakrificë të madhe financiare për t’i shtuar kontratën.

Drejtori sportiv Beppe Marotta, u shpreh:

“Ai nuk ka çmim, sepse ne nuk jemi një klub që shesim lojtarë për të fituar para. Gjithmonë e them se lojtarët e kanë vetë në dorë të ardhmen e tyre dhe Paolo sapo vendosi të qëndronte me ne. Kjo do të thotë se edhe ne do të bëjmë një sakrificë të madhe financiare për ta mbajtur. Së shpejti do shohim të bisedojmë për një kontratë të re.”

Ylli argjentinas pasi u kërkua nga shumë ekipe europiane këtë merkato vere, veçanërisht prej Barcelonës, vendosi që të qëndronte në Torino, dhe në këtë fillim sezoni ka shkëlqyer për Juventusin.

Dybala u transferua te kampionët e Serisë A në vitin 2015, nga Palermo, dhe shumë shpejt është kthyer në një nga lojtarët më të mirë në Europë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *