Renditja e FIFA, Shqipëria nuk ndryshon mbetet e 63-ta, Brazili ngjitet i pari

Updated: 13:10 - Gusht 10, 2017

FIFA ka publikuar renditjen e skuadrave përfaqësuese për muajin Korrik. Shqipëria duke mos zhvilluar asnjë takim gjatë kësaj hapësirë nuk ka ndryshuar asnjë pozicion në krahasim me muajin qershor. Kuqezinjtë ndodhen në vendin e 63-të me 583 pikë të grumbulluara, ndërkohë që në renditjen e shkuar përfituan 3 pozicione pas fitores suprizuese 3-0 në Haifa ndaj Izraelit. Një vend përpara kombëtares që tashmë drejtohet nga Christian Panucci ndodhet Rusia, ndërsa pas kuqezinjve janë të klasifikuara disa kombëtare që në të shkuarën kanë qënë pjesw e eventeve tw rwndwsishme ndwrkombwtare si kundër është Norvegjia e cila mban pozicionin numër 85. Përsa i përket grupit tonë kualifikues në eliminatoret e Botërorit. Spanja vijon të jetë e 11-ta, ndërsa një pozicion më poshtë gjendet kombëtarja italiane. Asgjë nuk ka ndryshuar as përsa i përket Izraelit që e sheh veten në vendin e 60-të, ndërsa Maqedonia ndodhet e 135-ta. Lichtensteini që është edhe kundërshtari i rradhës i Shqipërisë  renditet i 190-ti.

Ndërkaq përfaqësuesja e Kosovës megjithëse nuk ka zbritur në fushë në muajin Korrik ka humbur 3 pozicione teksa klasifikohet në vendin e 180-të, kjo për shkak se kanë fituar pozicione kombëtaret e Barbados, Sant. Vincent dhe Sant. Lucia.

Përsa i përket kreut Gjermania megjithëse fitoi kupën e konfederatave ka humbur vendin e parë, aty ku është ngjitur Brazili. Argjentina vijon të jetë ë treta , teksa ka fituar një pozicion Zvicra duke u renditur e 4-ta. Portugalia kampione e Europës ka zbritur në vendin e 6-të.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *