Renditja e FIFA-s, kombëtarja vazhdon rënien, renditet e 55-ta

Updated: 16:32 - Shkurt 9, 2017

Kombëtarja vazhdon rënien në renditjen botërore, edhe pse nuk ka zhvilluar asnje ndeshje. Tashmë kuqezinjtë renditen në vendin e 55- të, për shkak të zhvillimit të ndeshjeve në kampionatin afrikan.

Tashme Kombëtarja shqiptare, kanë zbritur katër shkallë, duke u pozicionuar në vendin e 55-të. Efekti i rënies në reditjen planetare ka ardhur nga ndeshjet e kampionatit afrikan të futbollit.

Klasifikimi i  publikuar në ueb-faqen zyrtare të “qeverisë” botërore të futbollit. Kombëtaret e aktivizuara në këtë turne kanë fituar pozicione në klasifikim, çka ka sjellë edhe ndryshime në renditjen e përfaqësueseve të tjera.

Sa u takon kundërshtarëve tanë në kualifikueset e Botërorit 2018, Spanja mbetet e 10 ta, Italia ngjit një shkallë dhe shkon e 15-ta. Izraeli zbret në pozicionin e 60-të pasi humb pesë vende. Maqedonia është e 165-ta duke humbur tre pozicione kurse Lihtenshteini fiton një pozitë dhe e sheh veten në vendin e 187-të.

Ndërkohë, Kosova fiton një vend duke u pozicionuar e 165-ta.Vetëm dy ndryshime në dhjetëshen e parë, me Francën që i merr Kolumbisë vendin e gjashtë.

Argjentina vazhdon të udhëheqë, e ndjekur nga Brazili, Gjermania, Kili dhe Belgjika. Vendi i tetë është për Portugalinë, që renditet para Uruguait.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *