Rekuperim rekord i Berishës, gati që këtë javë

Updated: 12:27 - Janar 5, 2017

Etrit Berisha është rekuperuar plotësisht dhe do të jetë i gatshëm që këtë fundjavë. Portieri i kombëtares shqiptare pas ndëryrjes në gju ka djegur etapat dhe tashmë do të jetë në dispozicion të Atalantës për sfidën ndaj Chievos, ku mediat italiane raportojnë se do ta nisë si titullar këtë takim.

Etrit Berisha në fillim të dhjetorit braktisi portën e Atalantës pas një dëmtimi në gju. Situata fillimisht nuk parashikohej ndër më optimistet, por pas ndërhyrjes kirurgjikale gjithcka shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme për portierin e kombëtares shqiptare.

Data e rikthimit u përcaktua 15 Janari, pikërisht kundër ish skuadrës së tij Lazios, por 28 vjeçari nga Prishtina i dogji të gjitha etapat duke zbritur në stërvitje shumë më shpejt nga sa parashikohej dhe tashmë do të jetë i gatshëm që këtë fundjavë për takimin që skuadra bergamaske do të zhvilloj në “Bentegodi” kundër Chievos.

Duke iu referuar mediave në Itali, trajneri Giampiero Gasperini ka vendosur që të aktivzojë titullar pikërisht gardianin kuqezi, pavarësisht se vjen nga një periudhë dëmtimi, teksa do të përfundojë në stol Marco Sportiello. 24 vjecari Italian mund të largohet gjatë hapësirës dimërore të merkatos, ku alternativat janë Napoli dhe Lazio.

Forma e Etrit Berishës tek Atalanta ka qënë në nivelet maksimale gjatë pjesës së parë të edicionit. Ai ka treguar në shumë takime se është një nga pikat më të forta tek skuadra zikaltër duke e merituar plotësisht vendin e titullarit.

Për fatin e keq të kombëtares shqiptare 28 vjecari nuk do të zbresë në fushë ndaj Italisë dhe Izraelit si pasojë e pezullimit prej dy ndeshjes që FIFA i vendosi pas kartonit të kuq të marrë në “Elbasan Arena” në sfidën e humbur kundër përfaqësueses izraelite.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *