Reali vjen me përforcime, talenti spanjoll firmos kontratën

Updated: 16:17 - Korrik 10, 2017

Real Madridi vjen me një përforcim të ri ku një nga talentet e Spanjë është bashkuar me skuadrën.

Ceballos ka nënshkruar kontratë gjashtë vjeçare me Los Blancos. Ai do të jetë i lirë deri me 21 korrik, derisa më pas do t’i bashkohet ekipit në turneun parasezonal. Dani Ceballos do të zyrtarizohet sot si futbollisti më i ri i Real Madridit, raporton AS. Sipas të përditshmes madrilene, Ceballos tashmë ndodhet në Madrid. Ai ka mbërritur mbrëmë në ora 21:30 dhe sot pritet t’i japë fund pritjes së gjatë, duke u zyrtarizuar te Reali.

Lojtari ka nënshkruar kontratë gjashtë vjeçare me Los Blancos, që do ta mbajë në “Santiago Bernabeu” deri në vitin 2023. AS shkruan se lojtari do të jetë i lirë deri me 21 korrik dhe më pas do t’i bashkohet ekipit në turneun parasezonal. Për lojtarin ishte e interesuar edhe Barcelona, por talenti spanjoll preferoi Realin./ATA/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *