Real Madrid interesohet për Icardin

Updated: 15:34 - Tetor 22, 2017

Kapiteni i Interit, Mauro Icardi, mund të largohet nga ekipi zikaltër në fund të sezonit. Real Madridi vazhdon të jetë në kërkim të një sulmuesi të ri.

“Los Blancos” po mendojnë ta largojnë Karim Benzeman, i cili po kalon nëpër një formë katastrofale në fillim të edicionit.

Mundo Deportivo” shkruan që Reali ka shfaqur interesim për argjentinasin. Icardi ka kontratë deri më 2021 dhe klauzolë prej 110 milionë eurosh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *