Real- Bayern, Zidane: Fitorja e parë s’ndryshon asgjë. Ancelotti: Kemi shanse

Updated: 20:57 - Prill 17, 2017

Në prag të supersfidës mes Realit të Madridit dhe Bajernit të Mynihut, trajneri i madrilenëve Zinedin Zidan u shpreh se fitorja në takimin e parë nuk ndryshon asgjë duke shtuar se detajet do të bëjnë diferencën, ndërkohë që tekniku i bavavrezëve Karlo Ançeloti tha se ekipi i tij duhet të zhvillojë një takim të përsosur.

Fitorja me përmbysje në Mynih falë dygolëshit të Cristiano Ronaldos i ka dhënë një avantazh jo të vogël Realit të Madridit në duelin për një vend në gjysmë-finale, megjithatë një skuadër si Bajerni nuk duhet nën vlerësuar asnjëherë dhe këtë fakt e di mjaft mirë trajneri i “mbretërorëve” Zinedine Zidane. Tekniku 44 vjeçar në prag të kësaj sfide shprehet se për të personalisht por edhe për skuadrën madrilene suksesi në Gjermani nuk ndryshon asgjë

 “Jam i vetëdijshëm që duhet të zhvillojmë një ndeshje të madhe, të tregohemi të fortë dhe të fitojmë takimin. Nuk duhet të mendojmë për ndeshjen e parë, Bajerni luan njësoj si në shtëpi ashtu edhe jashtë fushe, po e përsëris që duhet të zhvillojmë një ndeshje të mirë. Nuk ka sekrete, duhet të bëjmë maksimumin për të kaluar në gjysmë-finale. Leënadoëski është një lojtar i nivelit të lartë, por mendoj se Ramos i ka cilësitë për ta ndalur. Mendoj se detajet do të bëjnë diferencën.”

Ndërkohë trajneri i kampionëve të Gjermanisë Carlo Ancelotti thekson se për të kaluar në gjysmë-finale ekipi bavarez duhet të zhvillojë një ndeshje të përsosur.

“Humbja në takimin e parë na e ka vështirësuar shumë detyrën. Për të kaluar në raundin tjetër do të na duhet guxim, forcë dhe cilësi, për të shkuar në gjysmë-finale duhet të zhvillojmë një takim të përsosur. Jemi të vetëdijshëm që mundësitëe tona janë ngushtuar, por kjo nuk do të thotë që nuk kemi shanse. Është e vërtetë që Reali në “Bernabeu” shënon gjithmonë, por gjithashtu edhe pëson shpesh here.”

Real Madrid-Bajern Mynih është një nga ato sfida që jo më kot është cilësuar si jë finale e parakohshme, kjo për shkak të nivelit të të lartë të cilësisë që disponojnë të dyja skuadrat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *