Raiola: Dybala të largohet nga Juventus!

Updated: 16:32 - Shtator 11, 2017

Agjenti i njohur, Mino Raiola i ka bërë thirrje yllit të Juventusit, Paolo Dybala të largohet nga “Zonja e Vjetër”.

Në një intervistër për “Rai Sport”, Raiola shprehet se nëse Dybala kërkon të rritet profesionalisht akoma dhe më shumë atëherë duhet të largohet nga bardhezinjtë.

“Mendoj se Dybala do të largohet përfundimisht nga Juventusi. Ai duhet të shkojë në një ekip ku ai merr në një projekt që tashmë është i përshtatshëm më mirë. Dybala po përmirësohet shumë dhe ka gjithçka që duhet ta bëjë të ndryshojë skuadër për të qenë më pranë Neymarit, Ronaldos dhe Messit”, u shpreh ai.

Agjenti shton më tej se ka një listë me ekipet që interesohen për të marrë shërbimet e sulmuesit argjentinas.

“Për të është vështirë tani të hyjë në një Barcelonë të reformuar, por ai do të bëjë mirë nëse pranon ofertën e Real Madridit, Manchester United, Manchester City ose Chelsea. Këtë zgjedhje duhet ta bëjë ai, aty ku ndihet më mirë pasi ka ardhur koha të largohet nga Italia”, shtoi më tej Raiola.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *