PSG prezanton Mbappen, francezi: Ëndërroj Ch.League, nuk erdha vetëm për Neymar

Updated: 16:12 - Shtator 6, 2017

Kylian Mbappe është prezantuar tek PSG. Lojtari që i kushtoi parizienëve 180 milion euro u shpreh i lumtur për këtë transferim duke deklaruar se ëndërron triumfin në Ligën e Kampionëve. 18 vjeçari gjithashtu tha se zgjodhi Parisin jo vetëm për shkak të Neymarit, por i shtyrë edhe  nga projekti i klubit.

Parisi pasi u ndez flakë për Neymar, i rezervoi të njëjtën pritje edhe Kylian Mbappesë. De facto blerja e dytë më e shtrenjë në historinë e futbollit pas pikërisht Neymarit, u prezantua para mediave dhe publikut parizien. 18 vjeçari u shpreh se ëndërron Ligën e Kampionëve dhe se zgjodhi PSG jo vetëm për të luajtur përkrah yllit brazilian, por për të qënë pjesë e projektit të klubit.

“Është një kënaqësi e veçantë të jesh në një prej klubeve më të mirë në planet, i cili ka potencialin për të qënë absolutisht më i miri. Vij këtu me përulësi dhe më dëshirën për të punuar. Dua të fitoj shumë trofe, por ëndrra ime është Liga e Kampionëve. Të luash përkrah Neymarit është e jashtëzakonshme, megjithatë nuk jamë këtu vetëm prej tij, por sepse doja të isha i përfshirë në këtë projekt madhështor. Jam ende i ri dhe kam shumë etje për sukses.”

Normalisht i pranishëm në prezantimin e Mbappes ishte edhe presidenti i parizienëve Nasser Al Khelaiffi i cili ndër të tjera tha se klubi i tij ka qënë gjithnjë transparent.

“Kemi qënë plotësisht transparent në të gjitha transferimet që kemi kryer, nuk kemi asgjë për të fshehur. Nëse Uefa dëshiron të inspektojë zyrat tona, e ka derën e hapur”

Kylian Mbappe i cili është i lindur dhe i rritur pikërisht në Paris i kushtoi klubit kryeqytetas 180 milionë euro, pavarësisht se formula për ta afruar ishte një gjetje e dy klubeve PSG dhe Monacos për të  shmangur sanksionet. Më konkretisht ai do të luaj për një vit si i huazuar falas nga Monaco e më pas parizienët do të paguajnë shifrën stratosferike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *