Protesta e tifozëve, mbështetësit e Tiranës protestojë përpara bashkisë

Updated: 19:36 - Qershor 14, 2017

Tifozët e Tiranës kanë organizuar një protestë përpara bashkisë së kryeqytetit pasi skuadra e tyre e zemrës ra në kategorinë e parë. Mbështetësit bardheblu kërkojnë nga kryebashkiaku Velijaj shkarkimin e presidentit Refik Halili dhe njëkohësisht pretendojnë që bashkia të jetë më e pranishme në mbështetje të ekipit.

Tifozët e Tiranës nuk kanë se si ta kalojnë atë cfarë ndodhi me skuadrën e tyre të zemrës. Rënia e ekipit bardheblu në kategorinë inferiore për herë të parë në histori ka shkaktuar një plagë të thellë për të cilën grupimi kryesor i tifozëve të Tiranës “Tirona Fantaics” bën përgjegjës jo vetëm presidentin Refik Halili, por edhe bashkinë e kryeqytetit që zotëron 34 % të aksioneve.

Për këtë arsye ky grupim organizoi një protestë përpara bashkisë.

Tfiozët mbanin në duar parrulla të ndryshme ku shfaqeshin disa prej ikonave të klubit 24 herë kampion të vendit, në një kohë që kërkesa ndaj bashkisë ishte e qartë, të shkarkohet presidenti Refik Halili, në një kohë që pretendohet edhe një prani më e madhe e këtij institucioni në mbështetje të skuadrës.

“Tiron Fantaics” kanë theksuar se nëse situata nuk përmirësohet atëherë protestat e tyre do të përshkallëzohen. Për momentin gjëndja e skuadrës bardheblu duket tejet e vështirë dhe pavarësisht se ky ekip do të luaj në Ligën e Europës, asgjë nuk ka lëvizur për të përmirësuar organizkën e skuadrës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *