Propozohet heqja e merkatos dimërore

Updated: 17:11 - Shtator 11, 2017

Skuadrat e Kontinetit të Vjetër janë dakort me propozimin për të hequr sesionin  e merkatos dimërore, që i lejon klubeve ndërhyrjet dhe ndryshimet në organikë për pjesën e dytë të sezonit.

Kështu shkruan e përditshmja britanike “The Sun” ku thekson se kjo risi në merkato do të sillte një revolucion në futboll.

Pas vendimit që u mor në Kampionatin Anglez të Premier Leagues, për ta mbyllur merkaton verore përpara startimit të këtij kompeticoni, zgjedhje kjo që u miratua thuajse nga të gjitha klubet euroapine, këto të fundit mund të ndjekin pikërisht gjurmët e anglezëve, cka do të sillte një panoramë tërësisht të re në futboll, një ndryshim madhor.

Sipas The Sun, klubet e mëdha europiane janë dakort me këtë propozim edhe pse vendimi zyrtar nuk pritet të merret tani shpejt. Pas prezantimit edhe të teknologjisë VAR,  lidhur me Videoarbitrazhin, duket se për futbollin ka nisur një kohë ndryshimesh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *