Presidenti i Romës konfirmon: Nainggolan do vazhdojë të jetë pjesë e jona

Updated: 19:56 - Korrik 16, 2017

Presidenti i Romës, Jim Pallotta i ka dhënë fund zërave në lidhje me të ardhmen e mesfushorit belg, Radja Nainggolan duke u shprehur se futbollisti do të jetë pjesë e ekipit kryeqytetas.

Presidenti ka konfirmuar se verdhekuqtë kanë arritur marrëveshjen me Nainggolan për vazhdimin e kontratës.

I pyetur nëse Nainggolan do të rinovojë kontratën, Pallotta konfirmoi: “Po, është punë e kryer. Më në fund”.

Për Nainggolan interesim më të madh këtë verë ka shprehur Interi, që për trajner ka Luciano Spallettin, ish-trajnerin e Romës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *