Presidenti Duka: Ndeshje për t’u harruar, luajtëm keq

Updated: 00:15 - Nëntor 13, 2016

Per Presidentin e Federates Shqiptare te Futbollit, Armando Duka kjo eshte nje ndeshje per t’u harruar,

Kreu i FSHF-se mendon se kombetarja jone beri nje loje aspak te mire perballe Izraelit, ne humbjen 3-0 ne Elbasan Arena.

Dhe sipas tij rezultati ishte shume i drejte, e nuk i duhet vene faje arbitrave.

“Ndeshje për tu harruar, realisht ishte e luajtur keq, rezultati ishte përgjigja e saktë çfarë dhamë në fushë. Pashë që folën shumë për gjyqtarin, por ne duhet t’i bëjmë edhe analizat tona dhe te shohim ku ishim keq”

Megjithate Duka u shpreh optimist per ndeshjet e radhes, dhe theksoi se synimi ishte vendi i trete.

“Asgjë nuk është e pamundur, gjithçka është e mundur. Ne kemi humbur vetëm një ndeshje dhe jo skuadrën. Duhet ta kalojmë këtë moment të keq dhe të kërkojmë objektivin që është vendi i tretë”.

2 Comments

  1. Luli

    Nëntor 13, 2016 at 11:52

    Duka je tradhetar dhe me teper je sklla i etur per tradheti!

  2. Dani

    Nëntor 13, 2016 at 13:36

    Si mund te harrohet kaq shpejt?!! me nje te fshire te gomes te harrojme kete poshtersim te kombetares tone ne fushen tone? Edhe sikur ne Israel te kishte ndodhur kjo gje do ishte e rende, por te ndodhi kjo gje ne mes te Shqiperise, eshte per te vene duart ne koke. Mendesite e komunisteve harrojne shpejt, dhe te bejne te behesh idiot me zor dhe te harrosh ate qe ke bere. Kjo do ngeli nje njolle e erret ne historine tone te futbollit dhe ska per tu shlyer lehte nga kujtesa e shqiptareve kudo qe jane. Duhet te behet analiza dhe te ndershkohen fajtoret.
    Nga jashte si Sportdashes arrijme te kuptojme frustimin e lojtareve dhe levizjet e ngadalta dhe te pakoordinuara me situaten te drejtuara nga tranjeri i kombetares tone.
    Uroj qe te jete i motivuar akoma per te mbajtur stolin e trajnerit zoti De Biazi, pasi per eleminatoret nuk ka vend me per mrekullira. Te besosh te mrekullirat do te thote qe je ne nje gjendje te mjerueshme dhe qe do ti largohesh te vertetes se perditshme.
    Nuk mund te kete kombetarja kaq lojtare te padisiplinuar dhe te papergjeshem. Secili duhet te beje detyren e tij ne grup dhe ne se kete nuk e komandon dhe e dirigjon tranjeri atehere ka ardhur koha per ndryshime ne te gjithe grupin. Asnje se ka vendin te trasheguar aty dhe nuk eshte aty per te vjelur parate pa bere punen.
    Per sa i perket ndjeshve APO me mire te themi humbjeve te fundit ne Shqiperi, ka kohe qe nuk kemi pare futboll ku skuadra te marre fryme ku te mbizoteroje motivimi i gjithe ekipit, por vetem ne menyre sporadike te disa lojtareve.
    Fillimi i lojes me Israelin ishte nje vazhdimi lojes se mbyllur me Spanien, ku duhet te mbylleshim ne Porte per tu bere nje autobuz me sisitem loje alla Katanaço. Tranierit nuk i leverdis te shohe goliade ne Porten e tij, per te ruajtur karriken e tij. Por ne na lerverdis qe mesfusha dhe sulmuesit tane te perfitojne experience nga loja ne loje, nga aksioni ne aksion ndaj skuadrave te ndryshme. Kjo menyre e plogesht loje u pa shume mire ne minutat e para te lojes, dhe i dha mundesi sulmuesve miqte te merrshin revanshin dhe te na sulmonin me disa lojtare amatore por shume te disiplinuar ne krahasim me lojtaret tane.
    Ka ardhur koha te luajme dhe ne si te barabarte me tre sulmues perpara dhe para spanies dhe italise, pavarersisht se do te mundemi, pavaresisht rezultatit dhe jo vetem per te bere golin e nderit sic kerkuam ta benim kete ndaj Izraelit.
    Por per kete gje duhet ti themi mirupafshim mentalitetin mbrojtes dhe ndoshta te shohim fatin me ndonje tranjer ndoshta dhe tonin por me tipare me bashkohore dhe te futbollit modern dhe jo te atij futbolli per te shtyre minutat dhe per te duruar kamzhiket si nje ka i lidhur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *