Prapaskena/ “Messi mund të ishte lojtar i Interit”

Updated: 18:49 - Qershor 16, 2017

Messi mund të ishte një lojtar i Inter. Kështu është shprehur ish-presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ku duke folur për “The guardian” ka zbuluar se vite më parë zikaltërit ishin shumë pranë nënshkrimit me yllin argjentinas.

“Në vitin 2006 Interi bëri një ofertë. Ata ishin gati të paguanin 150 milionë euro për klauzolën, të cilën ne më pas e çuam në 250 milionë euro, por kam marrë gjithmonë siguri nga babai i Messit, Jorge. I thash atij: Ata mund të paguajnë klauzolën, por unë nuk do ta shes. Ai do të jetë i lumtur këtu, do të fitojë lavdi. Atje do të fitojë vetëm në aspektin financiar. Djali yt është i destinuar të bëhet më i madhi i historisë së futbollit dhe ne kemi skuadrën që do ta ndihmojë ta arrijë. Do ta shijojë lavdinë. Për mua më të mirët e të gjitha kohërave janë Cruyff, Maradona dhe Messi. Leo është një ndërthurje e Cruyff dhe Maradona-s”, u shpreh Laporta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *