Prapaskena/ Dani Alves kishte një marrëveshje me Liverpoolin

Updated: 16:28 - Nëntor 1, 2017

Dani Alves ka zbuluar se ai ka patur një marrëveshje me Liverpoolin në vitin 2006 dhe se ai shpreson ende se një ditë të luajë në Premier Ligën angleze.

Mbrojtësi brazilian ishte një talent shumë i kërkuar në kohën kur luante për Sevillën dhe klubet e mëdha europiane dëshironin shërbimet e tij.

Liverpool ishte mes skuadrave që interesohej për brazilianin dhe ishte pranë transferimit të tij në “Anfield” por në fund ngelën duar bosh, pasi Alves iu bashkua Barcelonës, ku qëndroi atje për tetë vite.

“Unë kisha pak a shumë një marrëveshje me Liverpool”, tha mbrojtësi i Paris Saint- Germain për FourFourTwo.

“Por për një arsye çfarëdo, marrëveshja si përfundim nuk u arrit dhe vërtet nuk e di pse, pasi nuk isha unë ai që drejtonte negociatat. Kisha njerëz të tjerë që më përfaqësonin. E njëjta gjë ndodhi më vonë me Real Madrid dhe Chelsea. Unë vazhdojë të jem akoma ambicioz por nuk e di nëse do luajë në Angli. Kam shumë gjëra për të bërë këtu në Francë me PSG-në”, përfundoi Dani Alves.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *