Portieri Hoxha: Hyra me besim për ta pritur penalltinë, më zhgënjeu loja

Updated: 00:29 - Nëntor 13, 2016
penall

Portieri Alban Hoxha padyshim i dha pak frymë kombetares shqiptare kur priti penalltine e dyte te gjuajtur nga izraelitet pas daljes me karton te kuq te Berishes.

Megjithate ekipi kombetar nuk mundi te reagonte dhe pesoi 2 gola te tjere ne humbjen me rezultatin 3-0.

Portieri i Partizanit u shpreh se hyri me vetebesim per ta pritur penalltine dhe ia arriti qellimit.

“Hyra me besimin për ta pritur penalltinë, kisha dëshirën, ishte edhe fati me mua. Më vjen mirë që e prita ndeshjen, por nuk më vjen mirë si shkoi loja”, tha Hoxha i pakenaqur per perfundimin e sfides.

Alban Hoxha mund te jete titullar edhe ne ndeshjes e radhes per shkak te pezullimit me te kuq te Berishes.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *