Policia arreston në fushë futbollistin e Prishtinës

Updated: 16:35 - Maj 1, 2017

Ndeshja futbollistike në mes KF Besa nga Peja dhe KF Prishtina nga Prishtina, e vlefshme për Superligën e Kosovës në futboll nuk kaloi pa telashe.

Kjo pasi gjatë zhvillimit të ndeshjes Policia e Kosovës, arrestoi futbollistin e Prishtinës, Liridon Lecin, njofton Klan Kosova.

Arrestimi i tij ndodhi pasi Leci, hyri në fushë të lojës prapa portës së ekipës së Prishtinës. Paraprakisht ai ishte ndëshkuar me karton të kuq, që nënkupton përjashtim nga loja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *