Poker Barcelona, Katalanasit thyejnë Valencian 4-2 në shtëpi

Updated: 09:34 - Mars 20, 2017

Barcelona ka arritur të rikthehet te fitorja në La Liga duke mposhtur në shtëpi me rezultatin 4-2 Valencian në ndeshjen e vlefshme për javën e 28 te kampionatit spanjolll te futbllit. Valencia superizoi fillimisht në Kamp Nou duke shënuar golin e parë të takimit. Mangala kaloi miqtë në avantazh në minutën e 29, por Barça reagon dhe gjen golin Suares duke vendosur baraspeshën në minutën e 35-të.

Në minutën e 44-t Mangala shkaktoi penallti dhe u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa në minutën e 45-të Mesi e shndërroi në gol penalltinë duke përmbysur shifrat. Megjithatë vetëm një minutë më vonë Munir El Hadadi riktheu baraspeshën duke shënuar për Valencian.

2-2, me këtë rezultat mbyllet pjesa e parë e e takimit. Në pjesën e dytë Barcelona në superioritet numerik e rriti presionin ndaj kundërshtarit dhe arriti të shënonte 2 herë të tjera me anë të Mesit në të 52-tën dhe Gomesit në të 89-n.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *