Peruja dhe Kolumbia “marrëveshje” për të lënë Kilin jashtë Botërorit

Updated: 18:35 - Tetor 11, 2017

Perusë dhe Kolumbisë i mjaftonte nga një pikë dhe duket se skuadrat kështu kanë bërë duke u pajtuar me barazimin, të paktën kështu raportojnë mediat latine, duke servirur në këtë mënyrë biskotën e rradhës në futbollin botëror.

Një episod jo i këndshëm ka ndodhur në ndeshjen e mbrëmshme të vlefshme për eliminatoret e Rusi 2018, në zonën e Amerikës Latine.

Teksa Kili po mundej nga Brazili, dhe e shihte veten jashtë Botërorit, dy skuadrave që po luanin në të njëjtën orë, Perusë dhe Kolumbisë, i mjaftonte të dyja nga një pikë, që të kualifikoheshin për në Kupën e Botës.

Mediat kanë pikasur lojtarin e Kolumbisë Çara, që u fut në lojë në minutën e 85-të, teksa flet me Falcaon sapo futet në fushë, dhe më pas është Falcao që flet me lojtarët e ekipit të Perusë, për ta lënë ndeshjen në barazim.

Barazimi i vlente të dyja ekipeve, dhe tashmë Kolumbia kualifikohet direkt për në Rusi, ndërsa Peruja e renditur në vendin e 5-të, do të luajë në fazën “play-off”.

Fotot dhe videot e mëposhtme tregojnë më mirë situatën e krijuar. Fjalët janë të pakta në këtë rast…

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *