Përforcimet e Skënderbeut, klubi korçar prezanton mbrojtësin Fidan Aliti

Updated: 14:06 - Shtator 2, 2017

Fidan Aliti është një nga përforcimet më të fundit tek Skënderbeu. Lojtari i cili në të shkuarën ka provuar të veshë edhe fanellën e përfaqësueses shqiptare u shpreh i lumtur për këtë transferim duke deklaruar se e pranoi pa asnjë mëdyshje ofertën e klubit korçar.

Skënderbeu pavarësisht se gjatë periudhës së fundit ka qënë i përqëndruar tek Kupat e Europës ku siguroi pjesmarrjen në grupet e Europa Leagues nuk ka lënë menjanë as merkaton.

Së fundmi klubi korçar ka siguruar shërbimet e Fidan Alitit dhe çekut Martin Nespor. Mbrojtësi i cili në të shkuarën ka qënë edhe pjesë e përfaqësueses shqiptare është prezantuar përpara mediave duke u shprehur se nuk e mendoi dy herë transferimin tek bardhekuqtë.

23 vjeçari nga Presheva i cili sezonin e shkuar ishte pjesë e kroatëve të Slaven Beluspo foli edhe në lidhje me konkurencën në skuadër duke theksuar se çdo lojtar përmirësohet kur garon për një vend titullari.

Fidan Aliti që mbulon pozicionin e mbrojtësit të majtë, në karrierën e tij është aktivzuar ndër të tjera edhe me zviceranët e luzernës dhe  moldavët e Sheriff Tiraspolit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *