Përforcimet e Kukësit, kampionët prezantojnë malazezin Milos Krkotic

Updated: 18:09 - Gusht 31, 2017

Kukësi ka prezantuar edhe afrimin më të fundit të merkatos, mesfushorin Milos Krkotiç. Malazezi vlerësoi skuadrën e tij të re duke deklaruar se objektivi kyresor është rishpallja kampion. Ai gjithashtu theksoi se po kalon një gjëndje të mirë fizike dhe është plotësisht gati.

Kukësi vijon të përforcohet edhe pse ka mbetur edhe shumë pak deri në mbylljen zyrtare të merkatos në Shqipëri. Kampionët kanë zyrtarizuar edhe afrimin më të fundit, mesfushorin Milos Krkotic. Malazezi u prezantua përpara mediave duek vlerësuar klubin veri-lindor dhe shprehur dëshirën për tu shpallur kampion me këtë ekip.

“Kukësi është skuadra kampione e Shqipërisë dhe ekipi më i mirë. Kampionatin shqiptar e njoh sepse kam pasur disa shokë skuadre që kanë luajtur këtu. Kam konstatuar që çdo vit liga bëhet më e fortë. E di se çfarë qëllimi dhe objektivash ka Kukësi dhe dua që kjo skuadër të shpallet sërish kampion.”

29 vjeçari i cili vjen nga skuadra e Mladost vlerësoi konkurencën për një vend titullari, megjithatë theksoi se gjëndja e tij fizike është mjaft e mirë.

“Konkurenca rrit cilësinë e skuadrës dhe jam gati të bëj më të mirën dhe ta meritoj vendin. Personalisht jam në gjendje të mirë fizike. Kam luajtur në 4 ndeshje të kupave të Europës,  jam stërvitur rregullisht dhe ndihem gati 100%.”

Ndërkohë drejtori i klubit Naim Halili sqaroi se largimi i Naser nuk ishte vetëm për cështje financiare por edhe teknike. Kukësi do ta nisë mbrojtjen e titullit më datë 9 shtator kundër Kamzës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *