Perez “presion” skuderisë:”Më jepni më shumë liri”

Updated: 11:10 - Nëntor 3, 2017

Fitimi i titullit kampion nga Lewis Hamilton, dy javë para përfundimit të kampionatit e ka demoralizuar Sergio Perez i cili ka kërkuar më shumë liri në Force India

Sipas Perez, drejtuesit e skuderisë i kanë thënë pilotëve se nëse i sigurojnë skuderisë vendin e 4 do ishin të lirë në menaxhimin e garave të ardhshme.

“Ka qenë thënë se do të kishim mundur të garonim me më shumë liri kur të siguroheshim për vendin e katërt. Është e rëndësishme të provohet se unë dhe Esteban mund të konkurrojnë në mënyrë korrekte”- ka deklaruar Perez.

Piloti  meksikan dhe Esteban Ocon kanë bërë një sezon fantastik duke i siguruar skuderisë vendin e katërt në klasifikimin e përgjithshëm, kur kanë mbetur edhe dy gara për tu zhvilluar, konkretisht ajo e Brazilit dhe e Jas Marina në Abu Dabi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *