Përcaktohet kalendari i Seria A, ja kur do të luhen të gjithë derbit

Updated: 21:17 - Korrik 26, 2017

Është hedhur shorti i kalendarit të Seria A për sezonin 2017-18. Ndeshjet e javës së parë do të luhen me 19 dhe 20 gusht, ndërsa java e fundit do të zhvillohet më 20 maj.

Kampioni i Italisë, Juventus do të luajë ndeshjen e parë ndaj Cagliarit në stadiumin e saj, ndërsa Milan do të luajë në udhëtim ndaj Crotone.

Inter dhe Fiorentina do të luajnë derbin e xhiros së parë në San Siro, ndërsa Roma do të luajë në udhëtim tek Atalanta, sikurse edhe Napoli tek Hellas Verona.

Derbi ndërmjet Interit dhe Milanit do të zhvillohet në xhiron e tetë, ndërsa derbi tjetër në mes të Romës dhe Lazios në xhiron e 13-të.

Milan – Juventus do të takohen në xhiron e 11-të, ndërsa Juventus – Inter në xhiron e 16-të.

Një tjetër sezon emocionues dhe me përplasje të mëdha në Serinë A, i cili pritet të ndezë popullin italian dhe jo vetëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *