Përçahet PSG? Neymar debaton me Cavanin për penalltinë

Updated: 12:59 - Shtator 18, 2017

Blerja më e bujshme e kësaj merkato vere ishte pa dyshim transferimi i Neymar tek Paris Saint-Germain. Ardhja e brazilianit i ka fuqizuar shumë parizienët por atmosfera në skuadër nuk duket dhe aq miqësore.

Kjo gjë u vu re në ndeshjen e djeshme ndaj Lionit. Ishin dy momente ku futbollistët parisien patën mosmarrëveshje me njëri-tjetrin, ku protagonistë në të dyja rastet ishin sulmuesit Neymar dhe Cavani.

Gjithçka nisi me një goditje dënimi ku Dani Alves nuk pranoi t’ia jepte topin Cavanit për ta ekzekutuar, por ia dorëzoi patriotit të tij brazilian.

Kontradiktat vazhduan edhe në minutën e 80-të, Cavani po bëhej gati që të gjuante 11 metërshin, ndërkohë Neymar iu afrua dhe i kërkoi ta gjuante ai.

Pas një dialogu disa sekonda, sulmuesi uruguaian refuzoi dhe e ekzekutoi vetë penalltinë, por pa arritur të shënonte pasi topi u prit nga portieri mik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *