Përballja me Shqipërinë, Ventura: Ndeshje delikate që mund të hapë skenarë të rinj

Updated: 22:16 - Mars 20, 2017

Itali do të sfidojë Shqipërinë më 24 Mars në qytetin siçilian të Palermos. Kjo do të jetë sfida e parë zyrtare në historinë e dy vendeve. Trajneri i të kaltërve Giampiero Ventura theksoi se është një takim mjaft delikat, kjo pasi rezultati përfundimtar mund të hapë skenarë të rinj, në aspektin pozitiv apo negativ.

Në lidhje me zgjedhjen e federatës për ta luajtur këtë duel në jug të gadishullit apenin, pra në Palermo tekniku i kombëtares italiane deklaroi se nuk është një zgjedhje për tu larguar nga shqiptarët, por sepse qytetarët e Palermos kanë qënë gjithnjë të afërt me përfaqësuesen.

“Nuk është vetëm një ndeshje historike për Shqipërinë, por edhe për Italinë pasi është hera e parë që përballemi në një takim zyrtar. Është një ndeshje mjaft delikate, dhe rezultati përfundimtar mund të hapë skenarë të rinj në këto kualifikuese, pozitivë ose negativë. Qyteti i Palermos u zgjodh pasi në këtë qytet kombëtarja jonë ka gëzuar gjithnjë mbështetjen maksimale të publikut. Ne e kemi detyrim ti bëjmë krenar të gjithë italianët.”

Ventura gjithashtu kërkoi të evidentonte talentet e shumtë që Italia ka në dispozicion duke shtuar se nëse “azzurrët” kualifikohen për në botërorin  e Rusisë, atëherë është e sigurt që do të jenë surpriza më e bukur e turneut, kjo pasi trajneri sheh dëshirën e madhe që lojtarët e rinj kanë për të përfaqësuar kombëtaren e tyre në nivele të larta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *