Përballja e javës, Daja: Jemi më të fortë se Kukësi

Updated: 17:09 - Mars 16, 2017

Supersfida mes Skënderbeut dhe Kukësit është në qendër të gjithë opinionit sportiv në vendin tonë, pasi përballë janë dy prej skuadrave më të mira të këtij edicioni, kampionët në fuqi dhe fituesit e Kupës.

Trajneri i bardhekuqëve, Ilir Daja, megjithëse vlerësoi Kukësin, deklaroi se Skënderbeu aktualisht është një ekip më i mirë se blutë e Gjokës.

Tekniku i korçarëve u ndal për një moment edhe tek formacioni, teksa zbuloi se mesfushori rumun Cornel Predescu do të jetë titullar në përballjen më të rëndësishme të javës së 26-të në Kategorinë Superiore.

Skënderbeu aktualisht ka 2 pikë më pak se Kukësi kryesues dhe në vitin 2017 skuadra korçare nuk ka pësuar ende asnjë humbje, ndërkohë që pritet një prani e konsiderueshme tifozësh në stadiumin e qytetit të Korçës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *