Pas transferimit, Mbappe: Ja pse zgjodha PSG-në

Updated: 15:52 - Shtator 1, 2017

Pas transferimit të Neymar për shumën rekord prej 222 milionë eurosh, Paris Saint- Germain kryen një tjetër transferim të “çmendur” duke marrë talentin e Monaco, Kylian Mbappe për shumën e 180 milionë eurove.

Pas shpërthimit nga sezoni i kaluar, Mbappe kërkohej nga shumë klube të mëdha si Manchester United, Real Madrid e Arsenal por ai zgjodhi klubin parizien.

Pas fitores 4-0 të kombëtares së tij, Franca, ndaj Holandës, sulmuesi shpjegoi se pse iu bashkua PSG-së.

“Jam shumë i lumtur që jam në një klub kaq të madh. Është projekti i përsosur për mua që të vazhdoj të përmirësohem dhe të mësoj. Do të jem me lojtarë të mëdhenj që kanë fituar gjithçka në Francë dhe në disa liga tjera. Kam shumë për të mësuar, unë zgjodha PSG javë më parë, ishte projekti më i mirë për mua që të përmirësohem, unë dua të luaj, ky ishte kriteri i parë”, ka deklaruar Mbappe pas fitores së Francës ndaj Holandës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *