Pas kualifikimit të Argjentinës, përqafimi i falenderimit me Messin

Updated: 10:08 - Tetor 11, 2017

Përqafimi i ngrohtë i presidentit të Federatës së Argjentinës me Lionel Mesin, pas kualifikimit të skuadrës në Botërorin “Rusia 2018”
Lionel Messi, me tre gola të shënuar ndaj Ekuadorit (1:3), ka arritur ta kualifikoj Argjentinën në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.

Pas ndeshjes, presidenti i Federatës së Futbollit të Argjentinës, Chiqui Tapia e ka pritur yllin e Barcelonës para dhomave të zhveshjes.
I përlotur për këtë sukses, Tapia e ka përqafuar Messin dhe e ka falënderuar për kontributin e dhënë për skuadrën e Argjentinës. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *