Pas afrimeve, nis operacioni “fshesa” tek Milan

Updated: 21:13 - Korrik 8, 2017

Milan ka afruar deri më tani 7 lojtarë të rinj dhe është pranë nënshkrimit me lojtarin e tetë. Lucas Biglia me shumë mundësi do të jetë transferimi i ardhshëm i kuqezinjve të cilët deri më tani mund të quhen “mbretërit” e merkatos.

Por përvec afrimeve, Milani njëkohësisht po punon edhe për shitjet. Niang duket se do të kalojë në Torino, ndërsa Andrea Bertolacci është drejt një rikthimi te Genoa.

Mattia De Sciglio mbetet një emër i rëndësishëm për Juventusin, por ende nuk ka diçka konkrete. Carlos Bacca pritet të zyrtarizohet te Marseille.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *