Partizani zyrtarizon miqësoren me skuadrën italiane, ja kur do luhet

Updated: 21:02 - Gusht 7, 2017

Skuadra e Partizanit ka zyrtarizuar ndeshjen miqësore që do të zhvilloj këtë muaj. Demat e kuq do të luajnë më 19 gusht ndaj italianëve të Ternanës në stadiumin “Liberati”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi të bërë në faqen zyrtare të Facebook.

Njoftimi i plotë:

MIQESORE

PARTIZANI – TERNANA 
19 Gusht ora 20:45 , Stadiumi “Liberati”

Klubi zyrtarizon ndeshjen miqësore ndaj Ternanës. Përgjatë përgatitjeve që do të zhvillohen nga data 10 gusht në Kashia të Italisë, pjesë e axhendës së ekipit do të jetë edhe ky test miqësor ndaj Ternanës , skuadër e cila konkuron në Serinë B italiane. Ndeshja do të luhet në datën 19 Gusht në stadiumin “Liberati” me një kapacitet prej 22 mijë vendesh.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *