Partizani tjetër transferim të bujshëm, nënshkruan me Edgar Çanin

Updated: 22:38 - Gusht 3, 2017

Pas marrjes së ish- mesfushorit të Liverpool, Kristian Adorian, skuadra e Partizanit ka arritur të kryejë një transferim tjetër të madh. Demat e kuq kanë nënshkruar me ish-sulmuesin e kombëtares shqiptare, Edgar Çani.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi nëpërmjet një postimi të bërë në faqen zyrtare në Facebook.

Njoftimi në Facebook:

ZYRTARE

EDGAR ÇANI VISHET I KUQ

Klubi njofton arritjen e marrveshjes me Edgar Çanin. Sulmuesi 28 vjeçar, i cili shënon edhe 16 prezenca me ekipin tonë Përfaqësues ka firmosur një kontratë 2 vjeçare me Partizanin. Pasi ti nënshtrohet vizitave mjekësore Çani do të prezantohet ditën e hënë 7 Gusht si përforcimi më i ri i 15-të herë kampionëve të vendit.

#MirësevjenNëFamiljenEKuqeEdgar

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *