Partizani nënshkruan me ish- mesfushorin e Liverpool

Updated: 20:52 - Gusht 2, 2017

Partizani ka arritur të nënshkruajë me një lojtar mjaft të rëndësishëm. Kristian Adorian është lojtari më i ri i demave të kuq.

Njoftimin e bëri vetë skuadra e Partizanit në një postim në faqen zyrtare të klubit në Facebook.

Mesfushori 24 vjeçar njëkohësisht pjesë edhe e përfaqësueses së Hungarisë do të prezantohet ditën e enjte.

Adorian në të kaluarën ka qënë pjesë e akademisë së Liverpoolit madje duke kaluar deri në ekipin e parë të gjigantëve anglezë, por pa arritur të debutojë.

Njoftimi i plotë në Facebook:

ZYRTARE

KRISTIAN ADORIAN FIRMOS ME PARTIZANIN

Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me Kristian Adorian. Mesfushori 24 vjeçar njëkohësisht pjesë edhe e përfaqësueses së Hungarisë do të prezantohet ditën e enjte. Në konferencën për shtyp, e cila do të organizohet paraditen e së enjtes në ambjentet e klubit ora 11:00 , Adorian do të jetë në dispozicion të mediave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *