Partizani merr 3 pikëshin e parë, fitojnë Skënderbeu, Kukësi dhe Kamza

Updated: 19:24 - Tetor 12, 2017

Sot u luajtën të gjitha ndeshjet e javës së pestë të Kategorisë Superiore. Partizani arriti të merrte fitoren e parë për këtë sezon duke mposhtur skuadrën e Teutës në një transfertë të vështirë.

Skënderbeu fitoi në shtëpi me mjaft vuajtje me Laçin, 2-1, por që gjithsesi ruan kreun me 13 pikë të plota.

Fitore edhe për Kamzën në Gjirokastër me Luftëtarin si dhe Kukësi arriti të mposhte Lushnjen në transfertë me rezultatin 2-0, ndërsa i vetmi barazim u regjistrua në “Loro Boriçi” me Vllaznisë dhe Flamurtarit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *