Partizani e gjen timonierin në shtëpi

Updated: 07:47 - Nëntor 6, 2017

Ai është aty sa herë Partizani ka nevojë për të.

Sulejman Starova është zyrtarisht trajneri i të kuqve.

Humbja e së shtunës në fushën e Kamzës përballë vendasve i ka kushtuar postin Marko Iuliano.

Nuk është hera e parë që Starova ndodhet në krye të pankinës së Partizanit

Karriera e tij  si trajner ka nisur pikërisht në klubin e kuq, në sezonin 92-93 ku e drejtoj Partizanin për plot një sezon.

Gjithashtu tekniku drejtoj dhe skuadra si Besa, Teuta, Tirana dhe Kukësi për t’u rikthyer përsëri në “fole”.

Në sezonin 2013-2014, Starova e drejtoj ekipin vetëm për 4 muaj. Në atë pasardhës, nga 30 Maj deri më 27 dhjetor të 2015, duke u rikthyer përsëri në stol në sezonin 2016-2017, për ta drejtuar skuadrën për rreth 9 muaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *