Panucci: Na mugoi kurajo, Italia superiore ndaj nesh

Updated: 09:24 - Tetor 10, 2017

Shqipëria humbi mbrëmjen e së hënës ndeshjen e fundit të fazës së eleminatorëve me rezultatin 1-0 me Italinë në stadiumin Loro Boriçi në Shkodër.

Në një konferencë për mediat trajneri i kombëtares shqiptare Christiano Panucci ka deklaruar se lojtarëve u mungoi kurajo pasi patën disa raste për të shënuar gol

Panucci: “Italia e bëri diferencën në zonën e rreptësisë. Ne kemi pasur 3, 4 raste për shënime por siç duket na mungoi edhe kurajo. Jam duke u munduar të ndryshoj mentalitetin e ekipit sepse ne jemi mësuar të luajmë me pasime mbrapa ndërsa un po mundohem të fus metalitetit e pasimeve përpara.”

Pyetjes së drejtuar nga gazetari nëse duhet të kishte ndërhyrë më shpejt me ndërrrimet e lojtarëve pasi ishin të lodhur, trajneri i kombëtares u përgjigj se ishte rrezik të bënte ndërrimet përpara për shkak se Italia ishte fizikisht superiore ndaj kombëtares.

Panucci u shpreh se rezultati i dobët vjen nga fakti se lojtarët luajnë në suadrat zviceriane, sllovene, greke ku nuk ka intesitet ndaj lojtarët shfaqin edhe në stërvitje shenja lodhje dhe nuk arrijnë të japin atë që duhet.

Panucci: “Me Italinë kemi vuajtur më pak. Ishte një rrezik të bëja ndërrimet përpara sepse Italia është fizikisht shumë superiore ndaj nesh, sidomos 30 minutëshin e fundit iknim shumë mbrapa. Për fat të keq punoj vetëm 2 ditë me këta lojtarë dhe largohem 2 muaj. Janë lojtarë që lozin në kampionatin zviceran, slloven, grek, në kamipnate ku nuk ka intesitet dhe këtë gjë e vë re gjatë sërvitjes, ka momente kur ata lodhen, nuk arrijnë që të japin atë që duhet në stërvitje. Nëqoftëse do marr skuadrën 2 muaj do të shihni diçka tjetër. Për mendimin tim Spanja, Brazili Gjermania janë skuadra më të mira se skuadra Italiane.”

 

/Oranews.tv/

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *