Panamaja në festë, kualifikimi premierë në Kupen e Botës çmend kombin

Updated: 17:47 - Tetor 11, 2017

Kualifikimi për herë të parë në Kupën e Botës ka çmendur një komb të tërë. Për këtë arsye, presidenti Juan Karlos Varela, e ka shpallur 11 tetorin festë kombëtare.

Emocione, festë, lot gëzimi dhe presidenti i vendit e shpall 11 tetorin festë kombëtare. Asnjëherë më parë vendi i vogël i Amerikës Qendrore, Panamaja, nuk e kishte çuar nëpër mend, e jo më të provonte shijen e pjesëmarrjes në një Kupë Bote.

Në fakt kualikimi i Panamasë ka ardhur si rrufe në qiell të pastër. Humbja e papritur e Amerikës, dhe fitorja nga ana tjetër me përmbysje e Panamasë ndaj Kosta Rikës bëri që vendi me 4 milionë banorë të kualifikohej direkt për në Rusi 2018.

Edhe pse e kthyen ndeshjen me vështirësi, në fund gjithçka u shpërblye dhe festa e hareja shpërtheu. Të mërkurën e 11 tetorit, presidenti Juan Karlos Varela, e shpalli festë kombëtare, për të festuar këtë kualifikim historik.

Të gjithë lojtarët ishin të përfshirë në rezultatin e ndeshjes, jo vetëm ata që ishin në fushë. Një prej lojtarëve që po kryente nxehjen, vrapoi në një rast për të larguar topin, e për të ruajtur fitoren më me vlerë që ka arritur ndonjëherë në karrierë, edhe pse nuk ishte i përfshirë në ndeshje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *