Ofertë e çmendur për Zlatan Ibrahimoviç

Updated: 14:11 - Prill 16, 2017

Manchester United po mundohet që të bindë Zlatan Ibrahimovic që të qendrojë në “Old Trafford”.

Tekniku Jose Mourinho e dëshiron sulmuesin suedez të paktën dhe një vit tek skuadra e tij dhe për këtë “Djajtë e Kuq” janë gati t’i ofrojnë Ibrës një kontratë “faraonike”.

Sipas “Mirror”, Manchester United është e gatshme t’i ofrojë Ibrahimovicit 20 milionë stërlina në vit.

Deri më tani Ibrahimoviç ka shënuar 28 gola gjatë këtij sezoni, duke shfaqur një formë shumë të mirë për moshën që ka.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *