Nuri Sahin “lamtumirë” kombëtares turke

Updated: 10:17 - Nëntor 3, 2017

Sfida kundër Shqipërisë do jetë e fundit për mesfushorin e Dortmund Nuri Sahin me bluzën e kombëtares turke.

Mesfushori 29 vjeçar ka menduar që të terhiqet nga kombëtarja për t’i dhënë hapësirë të rinjve.

“Po e lë kombëtare pasi dua që t’i krijoj hapësira lojtarëve të rinj, që brënda 10-15 vitesh do jenë në gjendje të arrijnë suksese të mëdha”-ka deklaruar lojtari për mediat gjermane.

Sahin është një nga lojtarët kyç të kombëtares turke, ku nga 43 prezenca ka shënuar dy gola.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *