Nis shitja e biletave për ndeshjen Itali- Shqipëri

Updated: 10:19 - Mars 2, 2017

Federata shqiptare e futbollit bën të ditur se ka nisur shitja e biletave për ndeshjen Itali- Shqipëri, ndeshje e vlefshme kjo për eleminatoret e kupës së botës Rusi 2018.

Tifozët shqiptarë të cilët duan të ndjekin kombëtaren e tyre mund t’i gjejnë biletat tek sektori i tifozëve miq dhe cmimi i tyre është 12 euro.

Të gjithë sportdashësit dhe personat e interesuar të drejtohen pranë FSHF dhe të jenë të pajisur me kartat e identitetit në mënyrë që të kenë mundësi për tu pajisur me biletën e ndeshjes.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Italisë do të luhet në stadiumin “Renzo Barbera” në Palermo më 24 mars.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *